Bota

Izraeli vret komandantin e operacioneve ajrore të Hamasit: Ishte përgjegjës për sulmet e 7 tetorit

Nga Gazeta 'Si'-Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, të cilët depërtuan në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit postuan në X, i njohur më parë si Twitter: “Gjatë natës, avionët luftarakë të Forcës Mbrojtëse Izraelite goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit.

Abu Rakaba ishte përgjegjës për sulmet ajrore. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandoi terroristët që u infiltruan në Izrael dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postën e IDF”.

Mbrëmjen e së premtes (27 tetor) forcat ajrore dhe tokësore izraelite zgjeruan sulmet e tyre ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite, dhe grupi militant palestinez konfirmoi se luftëtarët e tij po shkëmbenin zjarr me forcat izraelite në disa vendndodhje përgjatë kufirit me Izraelin, përfshirë në Bureij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë