Futboll

Izraeli stërvitet me policë, trajneri Hazan vlerëson Shqipërinë

Gazeta Si - Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Izraelit, Alon Hazan, ka folur me vlerësim për kuqezinjtë. Ai parashikon një ndeshje të fortë në “Air Albania”.

“Pas ndeshjes me Islandën, kishim disa ditë për t’u përgatitur për Shqipërinë. Problemi i avionit që na solli në Shqipëri nuk është justifikim për ne. Jemi stërvitur mirë.

Trajneri Hazan ne konference shtypi. Gazeta Si, 9 qershor 2022

Shqipëria ka një ekip të fortë dhe sidomos në fushën e saj të krijon shumë probleme. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, kundërshtari po kalon një periudhë të mirë.

Më vjen mirë që luajmë ndaj Shqipërisë, sepse rivalët e fortë na bëjnë të japim më shumë. E respektoj kundërshtarin, por shohim punën tonë. Them se do të bëjmë më të mirën”, - ka thënë trajneri Brumer mes të tjerash.

Izraelitët kanë zhvilluar sot në mbrëmje një seancë stërvitore në fushën e stadiumit “Air Albania”. Ra në sy prania e një numri të madh forcash policore në ambientet e brendëshme të stadiumit. Si gjthmonë, masa të rrepta sigurie për izraelitët.

Izraeli, ashtu si dhe Shqipëria, ka luajtur vetëm një ndeshje në grup dhe ka një pikë. Edhe izraelitët kanë barazuar me Islandën, që këtë radhë është pushim. Skuadra që fiton në “Air Albania”, merr kreun e grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë