Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë në një sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së vendit në Damask, Siri.
Sipas CNN, komandanti i Forcave iraniane Quds, Mohammed Reza Zahedi ishte në mesin e njerëzve të vrarë në sulm. Ambasadori iranian Hossein Akbari pretendoi se ndërtesa ishte shënjestruar nga raketat izraelite.
“Në sulm u vranë ndërmjet pesë dhe shtatë persona. Unë isha në zyrën time në ambasadë në atë kohë dhe vetë isha dëshmitar i shkatërrimit”, tha Akbari.
Media shtetërore siriane gjithashtu raportoi se “një akt agresioni izraelit shënjestroi të hënën pasdite një ndërtesë në lagjen Mezzeh në Damask”.
Sulmi shkaktoi “shkatërrim masiv” në ndërtesë si dhe dëmtime në ndërtesat fqinje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.