Bota

Izraeli do të heqë detyrimin për mbajtjen e maskës në publik

Nga e diela, 18 prill, në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme të mbahet një maskë jashtë ambienteve publike. Kjo është ajo që përcaktohet nga një direktivë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajtja e detyrueshme e maskës u përcaktua rreth një vit më parë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, detyrimi për të mbajtur në fytyrë pajisjen e sigurisë në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.

Vendimi ishte diskutuar prej disa javësh, por sipas “Jerusalem Post”, autoritetet vendosën të presin fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se evenimenti pa maska ​​mund të çojë në një rritje të infeksioneve.

Ky vendim vjen, pasi programi i vaksinimit në Izrael po tregon shenja se ulja e infektimeve dhe vdekshmërisë nga Covid 19, ka pësuar një ulje drastike tek të gjitha moshat. Rënia është më e dukshme tek personat e moshuar dhe në zonat që kanë ecur më shpejt me imunizimin.

Thuajse 80% e popullsisë ka marrë dozën e dytë të vaksinës dhe qeveria e kryeministrit Netanjahu ka parashikuar një hapje të plotë të vendit, por të kujdesshme në fillim të qershorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë