Ne rrjet

Historike, Emiratet e Bashkuara Arabe njohin Izraelin, firmoset marrëveshje paqeje

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, kanë arritur një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përmes një postimi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për njohjen e Tel Avivit zyrtar.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1293922936609546240

Një marrëveshje e sponsorizuar me shumë ngulm nga presidenti Trump, i cili deklaroi edhe që si shenjë paqeje, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin. Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit.

Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit. Kryeministri izraelit deklaroi që do të mbajë një konferencë për shtyp së shpejti për të shpjeguar situatën e re diplomatike.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”. “Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë. Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë. Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë