Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i ka besuar detyrën e formimit të qeverisë së re kryeministrit në largim Benjamin Netanjahu, i cili mund të ketë 52 ulëse në Parlament, kundrejt 45 të udhëheqësit të opozitës, Yair Lapid.
“Nuk ishte një vendim i lehtë” nga pikëpamja “e vlerave dhe moralit”, tha Rivlin, duke iu referuar gjyqit për korrupsion, mashtrim dhe abuzim të pushtetit që akuzohet Netanjahu.
Rivlin, shtoi se “sipas Gjykatës së Lartë dhe ligjit, një kryeministër i paditur mund të vazhdojë të shërbejë në detyrë”. Për këtë, Rivlin tha se duhej të zgjidhte në bazë të indikacioneve të partive që i dhanë Netanjahut më shumë vende se të tjerët dhe se ai ka më shumë shanse.
Rivlin theksoi se “presidenti i Izraelit, nuk është një zëvendësues as për ligjvënësin dhe as për gjyqësorin. I takon Knesset të vendosë mbi çështjen thelbësore dhe etike të përshtatshmërisë së një kandidati të paditur për të shërbyer si kryeministër”.
“Kam frikë për vendin tim, por duhet të bëj, – shpjegoi ai, – atë që më kërkohet si president i shtetit, bazuar në ligjin dhe vendimet e Gjykatës së Lartë dhe përmbush vullnetin e popullit sovran të Izraelit”.
Presidenti, atëherë tha se ishte pesimist në lidhje me mundësinë e arritjes në formimin e një qeverie të re. “Rezultatet e konsultimeve, – kishte theksuar ai, – më bëjnë të besoj se asnjë kandidat nuk ka një shans real për të formuar një qeveri që ka besimin e Knesset”.
“Besimi i Benjamin Netanjahut me detyrën e formimit të qeverisë së re, është një turp që përfaqëson një njollë për shtetin e Izraelit”.
Kështu u shpreh udhëheqësi i partisë qendrore ‘Yesh Atid’ në Twitter.
Yair Lapid, pranoi se “presidenti Reuven Rivlin, bëri detyrën e tij dhe nuk kishte zgjidhje tjetër”. Por caktimi i postit Netanjahut, sipas mendimit të tij, “projekton një imazh negativ mbi Izraelin si shtet i së drejtës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.