Bota

Izrael-Hamas/ Marrëveshja për armëpushimin zgjatet edhe për 2 ditë

Nga Gazeta 'Si'- Siç njoftoi Katari, marrëveshja për ndihmë humanitare mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza u zgjat edhe për dy ditë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, vendi që ka marrë një rol ndërmjetësues midis Izraelit dhe Hamasit, tha se armëpushimi humanitar për të cilin ishte rënë dakord është zgjatur edhe për dy ditë në Rripin e Gazës, në të njëjtat kushte.

Pak më parë, një zyrtar izraelit deklaroi se i takon Hamasit të vendosë nëse do të zgjasë armëpushimin. Nevoja për zgjatjen e armëpushimit për të shmangur më shumë vdekje në Gaza u shpreh edhe nga Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad al-Malki.

Zgjatja e pauzës humanitare gjithashtu është kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp sot në prag të Samitit dyditor të Ministrave të Jashtëm të Aleancës që do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Bruksel.

Stoltenberg tha se një zgjatje e pauzës humanitare ishte e nevojshme për të lejuar ndihma të mëtejshme për të arritur popullin palestinez të Gazës, por edhe për të liruar më shumë pengje. Ai shtoi gjithashtu se Irani duhet të frenojë “të afërmit” dhe partnerët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë