Njerez

Izolimi i Covid bllokon 80,000 turistë në ‘Hawaiin e Kinës’

Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në ishullin tropikal Hainan të Kinës pasi autoritetet njoftuan masa izolimi për të frenuar një shpërthim të Covid-19.

Transporti publik u pezullua dhe lëvizjet e njerëzve brenda qytetit u kufizuan që nga mëngjesi i së shtunës, thonë autoritetet. Turistëve të bllokuar u kërkohet të qëndrojnë për shtatë ditë dhe të bëjnë pesë teste Covid-19 përpara se të ikin.

Nënkryetari i bashkisë He Shigang tha se rreth 80,000 turistë kanë mbetur në qytet. Të gjithë ata që kanë qenë në qytet që nga 23 korriku, nuk u lejuan të largoheshin nga provinca Hainan pas orës 18:00 me orën lokale të së shtunës, thanë autoritetet provinciale.

Kufizimet vijnë në kulmin e sezonit të turizmit veror për provincën e ishullit, një destinacion popullor që shpesh quhet Hawaii i Kinës për plazhet me rërë, pyjet tropikale dhe hotelet e nivelit të lartë.

Mbi 80% e fluturimeve që nisen nga Sanya u anuluan të shtunën, sipas të dhënave nga kompania e gjurmimit të fluturimeve Variflight. Të gjithë trenat që niseshin nga Sanya u anuluan.

Autoritetet në Sanya pranuan shqetësimin e turistëve dhe u zotuan gjatë një konference shtypi pasditen e së shtunës për të bërë më të mirën e tyre për të zgjidhur problemet, duke përfshirë thjeshtimin e anulimeve të rezervimeve të udhëtimit dhe ofrimin e zbritjeve gjysmë çmimi për qëndrimet në hotele për turistët e bllokuar në Sanya.

Qyteti u nda në zona me rrezik të lartë dhe të mesëm, me masat e kontrollit që ndryshonin në varësi të nivelit të rrezikut, sipas zyrtarëve lokalë. I gjithë qyteti, megjithatë, u konsiderua nën "menaxhimin statik", një term zyrtar i përdorur për të përshkruar vendosjen e masave të izolimit.

Qyteti, i cili shtrihet në skajin jugor të ishullit Hainan, ka regjistruar 827 raste nga 1 gushti deri në mesnatën e së shtunës, duke përfshirë 240 raste të konfirmuara dhe 173 raste asimptomatike të shtunën, sipas një njoftimi nga autoritetet shëndetësore provinciale të dielën në mëngjes.

Autoritetet kanë thënë se kanë zbuluar nënvariantin shumë të transmetueshëm Omicron BA.5.1.3, i cili ata besojnë se u përhap në ishull nëpërmjet kontaktit me tregtarët në portin e peshkimit Yazhou të Sanyas.

Autoritetet provinciale të Hainan të shtunën njoftuan gjithashtu testimin e në të gjithë provincën për popullsinë prej 10 milion njerëzish, pasi janë raportuar raste në pjesë të tjera të ishullit.

Një qytet tjetër në Hainan, Danzhou, janë njoftuar masat e izolimit të pjesshëm për rreth 1 milion banorët e tij të shtunën pasdite, ndërsa autoritetet në qytetin Qionghai të dielën njoftuan një sërë masash, duke mbyllur shumicën e bizneseve jo thelbësore dhe duke urdhëruar gjysmën e një milion banorëve të qëndrojnë në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë