Ne rrjet

Italia vendos të hapë klubet e natës për të vaksinuarit

Klubet e natës në Itali po vendosin të rikthejnë jetën e natës duke lejuar klientët e vaksinuar të argëtohen.

Një iniciativë e  ndërmarrë nga Silb-Fipe, shoqata italiane e biznesit dhe e argëtimit synon ta bëjë këtë eksperiment në ambjent të jashtëm dhe të brendshëm.

Në Galipoli, “Praia” dp të mirëpresë më 5 qershorë 2 mijë qytetarë të vaksinuar në një ambjent të hapur, ndërsa në Milano do të bëhet në një klub të mbyllur.

Në dalje nga klubi , të pranishmit do të bëjnë tamponin e Covid-19.

“Ne i ofrojmë qeverisë gatishmërinë tonë për të organizuar ditë të hapura për vaksinat në klube në funksion të ngjarjeve të verës, në mënyrë që gjithnjë e më shumë të rinj të mund të vaksinohen”, u shpreh presidenti Silb-Fipe, shoqata argëtuese, Maurizio Pasca.

“Do të na duhen gazebo dhe hapësira të jashtme, por nëse qeveria e gjykon të përshtatshme mund ta diskutojmë. Ne jemi në dispozicion: sa më shpejt që të gjithë të vaksinohen, aq më shpejt të kthehemi në normalitet do të duhet që të gjithë të japin kontributin e tyre”, shtoi Pasca

Burimi: ANSA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë