Futboll

Italia U-19 shpallet kampione Europe, më i miri i finales ishte shqiptari Hasa

Gazeta Si – Italia është shpallur kampione e Europës për 19-vjeçarët, pasi mundi 1-0 në finale Portugalinë. Finalja e luajtur në Ta Qali u vendos nga një gol i Kayode në pjesën e parë, pas një krosi perfekt të Luis Hasës.

Lojtari shqiptar që ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë ishte një nga pikat kyçe të ‘axurrëve’ në këtë turne, flasin qartë statistikat që ka regjistruar. Ai u zgjodh po ashtu lojtari më i mirë finales. Hasa ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë disa asiste në fazën finale të Europianit.

Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Juventusit dhe pas paraqitjes së bërë në Europian me siguri do të ketë vëmendjen e trajnerit Masimiliano Alegri. Hasa është shprehur se ëndërron që të luajë në Serinë A me fanellën e Juventusit. Elozhet nga zhtypi italian për këtë futbollist kanë qenë të pafundme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë