Bota

Italia shtrëngon masat anti-Covid

Pa kaluar ende një javë nga dekreti i ri, Italia ka njoftuar një sërë masash të reja për të forcuar kufizimet e lëvizjes së qytetarëve, mes rritjes alarmante të rasteve të koronavirusit.

Duke folur me maskë në një fjalim drejtuar kombit, kryeministri Xhuzepe Konte tha se masat ishin të nevojshme "për të shmangur një bllokim të ri".

Konte urdhëroi baret dhe restorantet të mbyllen në orën 22:00, ndaloi disa aktivitete sportive dhe ndryshoi oraret për shkollat e mesme për të parandaluar mbingarkesën.

Kryeministri u dha kryebashkiakëve kompetenca për të mbyllur të gjitha hapësirat publike pas orës 21:00 si dhe për të urdhëruar mbylljen e restoranteve. Lëvizjet erdhën ndërsa Italia regjistroi nivelin më të lartë të rasteve ditore për të dytën ditë radhazi.

11.705 raste të tjera u njoftuan të dielën, duke Tejkaluar rekordin e mëparshëm, i cili u regjistruanjë ditë më parë të shtunën, kur vendi fqinj regjistroi 10.925 raste.

Italia ishte kombi europian më i goditur në fillim të pandemisë. Deri tani ajo ka regjistruar 414,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 36,500 viktima.

"Ne nuk mund të humbasim kohë, ne duhet të vendosim masa për të shmangur një karantinë të dytë, e cila mund të dëmtojë rëndë ekonominë”, tha Konte. "Qeveria është këtu por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre."

Konte njoftoi masa të reja në shkolla, duke urdhëruar fillimim me një orë vonesë të mësimit dhe inkurajimin e mësimit online. Në pjesën më të madhe të vendit baret dhe restorantet mbyllen në orën 22:00, por pas orës 18:00 do të lejohet vetëm shërbimi “merr me vete”. Ndërkohë, birraritë duhet të mbyllen në orën 18:00.

Ndërsa qeveria italiane më parë kishte rekomanduar jo më shumë se gjashtë mysafirë shtëpie në të njëjtën kohë, tani ajo ka vendosur që jo më shumë se gjashtë mysafirë të lejohen në një tryezë restoranti.

"Ju mund të keni një maksimum prej gjashtë personash në një tryezë të vetme, dhe të gjithë restorantet do të duhet të regjistrojnë sa njerëz kanë pranuar," tha Konte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë