Taksa

Italia nis kontrollin e influencerave, gjobit 4 personazhe me 11.4 mln euro për evazion fiskal

Autoritetet tatimore në Itali kanë nisur një kontroll të ashpër të personazheve të rrjeteve sociale, influencerave dhe kanë gjobitur me 11.4 mln euro 4 të tillë.

Ndonëse kishin rreth 50 mln ndjekës në internet, ata ishin tërësisht të panjohur për sistemin tatimor italian, thotë Guarda di Finanza. Sipas tatimeve, influencerët kishin fituar dhjetra milionë euro të ardhura nga aktiviteti i tyre në rrjetet sociale, për të cilat nuk kishin paguar asnjë taksë.

Sektori i ekonomisë së krijuesve digjitalë ka përjetuar një zgjerim të fortë vitet e fundit. Të ashtuquajturit influencerë fitojnë shuma marramendëse të ardhurash, përmes promovimit dhe marketingut në rrjetet sociale. Por shumica e këtij aktiviteti zhvillohet jashtë ombrellës fiskale. Tashmë autoritetet tatimore kanë nisur ndjekjen e influencerëve evazorë.

Guardia di Finanza dhe Agjencia e të Ardhurave kanë zhvilluar disa aktivitete hetimore, të cilat kanë mundësuar rekuperimin e miliona eurove të ardhurave aktuale të fituara nga influencuerë të njohur. Mbi bazën e këtyre rezultateve, tashmë është nisur një plan i përbashkët veprimi, nëpërmjet aktiviteteve inspektuese që do të kryhen në të gjithë sektorin e krijuesve dixhitalë.

Përveç aspekteve thjesht fiskale, Guardia di Finanza do të mund të verifikojë edhe respektimin e detyrimeve për përpunimin e të dhënave personale, në lidhje me të drejtën e autorit, mbrojtjen e markës tregtare dhe ndalimin e reklamave të fshehura.

Nxitja e Italisë për një monitorim të influencerave nisi pas skandalit të Chiara Ferrganit-t, pas reklamave mashtruese për bamirësi, me panetonet Balocco./ilSole


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë