Futboll

Italia ngushëllohet me vendin e 3-të në Ligën e Kombeve, lojë bindëse ndaj Holandës

Gazeta Si - Italia ka mundur 3-2 Holandën në sfidën për vendin e 3-të të Ligës së Kombeve 2022-23. Në finalen e vogël të Enschede, djemtë e Mançinit kanë ngritur kokën pas humbjes me Spanjën dhe kanë fituar medaljen e bronzit për herë të dytë radhazi.

Italia i dha drejtim ndeshjes që në pjesën e parë me golat e Dimarkos (6') dhe Fratezit (20'). Në pjesën e dytë erdhi reagimi i Holandës, që shkurtoi shifrat me Berguijn (68'), por vetëm pak minuta më pas Kieza, i futur në fushë si zëvendësues, realizoi golin e 3-të (73') për ‘axurrët’ me një kundërsulm.

Vetëm vlera statistikore pati goli i Uijnaldum në minutën e fundit. Për skuadrën e Mançinit ishte një reagim krenarie dhe një paraqitje mjaft e mirë në planin e lojës, pavarësisht ankthim në momentet e fundit.

Kanë bërë një performancë shumë të mirë disa nga lojtarët e thirrur këtë herë, sidomos Fratezi dhe Buonxhorno. Italia duket se i ka hedhur bazat për vjeshtën, kur do të rifillojnë eliminatoret e Euro 2024. Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë sfidat që do të luhen në shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë