Italia pret sot që qeveria që do të propozojë Carlo Cottarelli, të jetë mishërim i masave shtrënguese buxhetore, edhe pse ai ka pak mundësi të marrë besimin e një Parlamenti të dominuar nga populistët euroskeptikë.
Ekzekutivi i ardhshëm i Cottarellit, 64 vjeç, që nuk mund të pretendojë të drejtojë për një kohë të gjatë ekonominë e tretë të zonës euro, në përpjekje për të nxjerrë Italinë nga një krizë politike e pazakontë, do të duhet të përgatisë zgjedhje të reja, në vjeshtë ose në fillim të vitit 2019.
Ish-zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i ashtuquajtur “zoti gërshëra” për rolin e tij në reduktimin e shpenzimeve publike në 2013-2014, Carlo Cottarelli u zgjodh dje për të formuar një qeveri, pas vetos spektakolare të presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, për një ekzekutiv që bashkon Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) dhe Ligën (ekstremi i djathtë) pa garanci për mbajtjen e Italisë në Euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.