Biznes

Italia mund të jetë e izoluar, por festa po bëhet në det

Italia mund të jetë nën masa të rrepta si pasojë e kufizimeve të vendosura për Pashkë, por bregut të detit njerëzit po kërcejnë me muzikë latine dhe po shijojnë koktejlet.

Anija Grandiosa, në mungesë të bareve dhe ambjenteve të argëtimit, ka ofruar argëtim për 7 ditë rresht duke lundruar rreth Mesdheut. Grandiosa ka vendosur protokolle të rrepta për të ruajtur shëndetin. Klientët bëjnë tamponin para se të hynë dhe gjatë kohës që janë aty. Mbajnë maskat, kontrollohen temperatura dhe në kyçin e dorës kanë një rrip që i mat kontaktet fizike me njerëz të tjerë aty përreth. Lejohen pasagjerë nga zona e BE-së dhe jashtë saj vetëm nga Rumania, Kroacia dhe Bullgaria.  

Grandiosa nisi udhëtimin e saj të mërkurën nga porti i Civitavecchia për të ndaluar në Napoli, Valleta dhe Maltë. Kapaciteti i saj u përpjestua në 2.000 nga 6.000 që ishte para pandemisë. 

Pasagjerëve iu rikthye ndjesia e normalitetit duke ngrënë pas maskë buzë pishinës.

Nga rreth 30 milionë pasagjerë nëpër anijet turistike gjatë vitit 2019 rreth 300 mijë u numëruan gjatë vitit 2020. Sipas operatorëve në industrinë e turizmit detar, momentalisht qarkullojnë 20 anije nga 270 që janë gjithsej.

Menaxherët e Grandiosa tregojnë se aty ka një staf mjekësor dhe kabina të veçanta për ndonjë person të dyshuar për infektim. Në anijet turistike ka patur raste shumë të pakta të individëve të infektuar me Covid-19 me nivel në 0.006%.

Nga ana tjetër ambjentalistët kritikojnë ndërmarrjet trusitike që kanë nxjerrë anijet e tyre në qarkullim, pasi një pushim i lëvizjes së tyre do të ndihmonte në rimëkëmbjen e botës blu.

Amerika pritet të jetë vendi i fundit që do të hapë sektorin turistik, ndërkohë që Anglia po pret muajin maj.

“Ata që duan të udhëtojnë do të shkojnë atje ku ka mundësi udhëtimi. Mbyllja e shteteve apo vonesa në hapjen e tyre vetëm do t’i dëmtojë ata. Vendet e tjera po ndjejnë pak nga pak lehtësimin që vjen nga turizmi,”-u shpreh një përfaqësuese e kompanive turistike.

“Le të themi që shëndeti jonë mendor kishte nevojë për diçka të tillë,”- tha Federico, i cili po udhëton në Grandiosa me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë