Presidenti italian, Sergio Mattarella ngarkoi sot Carlo Cottarelli, një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të formuar një qeveri teknike, njoftoi presidenca.
“Presidenti, Mattarella priti Cottarellin, të cilit i kërkoi të formojë një qeveri”, njoftoi para shtypit sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti, në përfundim të një takimi mes presidentit italian, Sergio Mattarella dhe Carlo Cottarellit.
Bashkimi Europian kërkoi sot krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe proeuropiane në Itali, pas vetos së vendosur nga presidenti italian, Sergio Mattarella për një qeveri populiste qartësisht euroskeptike.
“Ne shpresojmë se do të arrihet shumë shpejt në një qeveri të qendrueshme dhe proeuropiane në Itali”, deklaroi sekretari gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.