Bota

Italia, hapa ligjorë ndaj Pfizer për vonesat e shpërndarjs së vaksinave

Italia është duke planifikuar për të marrë veprime ligjore , në ditët e ardhshme kundër kompanisë farmaceutike Pfizer për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

"Fushata e vaksinimit nuk mund të vonohet dhe të lërë pa doza të dyta shumë italianë që kanë marrë tashmë dozën e parë," shtoi ai. Nëse qytetarët nuk marrin dozën e dytë brenda 21 ditëve, ajo do të humbasë efikasitetin, duke mos i ofruar mbrojtje nga Covid-19.

Të premten, Pfizer dhe BioNTech njoftuan papritur se nuk ishin në gjendje të ofronin sasitë e vaksinave që kishin premtuar, duke zemëruar vendet europiane, të cilat janë tashmë të kritikuara për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.

Arcuri vuri në dukje se Roma ishte informuar nga Pfizer se vonesat e dorëzimit do të ishin më të gjata nga sa ishin parashikuar.

Italia, ku shpërndarja e vaksinave ka rënë tashmë me 29% këtë javë, shqetësohet kryesisht për dhënien në kohë të një doze të dytë të vaksinës punonjësve të kujdesit shëndetësor. 1.2 milion njerëz janë vaksinuar tashmë në vendin fqinj.

Pfizer informoi Romën "jo vetëm për dozat që nuk u dorëzuan këtë javë, në mënyrë të njëanshme dhe pa njoftim, por tha nuk do të dorëzohen as javën tjetër dhe se gjithashtu se do të ketë një ulje të dërgesave që do të mbërrijnë në vazhdim", tha Arkuri.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë