Njerez

Itali/ Pas dy luftërave botërore, gjyshja 104-vjeçare ia hedh edhe pandemisë

Vizitore e një shtëpie të moshuarish, ku tashmë kanë humbur jetën njëzet persona. I biri: "Në fillim të marsit mamaja kishte ethe dhe të vjella, tamponi rezultoi pozitiv. Ajo tanimë është mirë"

Në moshën 104-vjeçare, pas dy luftërash, ajo mposhti edhe koronavirusit duke luftuar kundër tij deri në fund dhe doli fitimtare. Gjyshe Ada është një nga të mbijetuarit më të vjetër të kësaj pandemie në botë. Historia e saj është edhe më e jashtëzakonshme sepse Ada Zanusso, e lindur në vitin 1916, ka jetuar për disa vjet në një shtëpi pensioni (të moshuarish) në Lessona, në zonën Biella, e cila javët e fundit është rrënuar nga njëzet vdekje të miqve të saj, një nga masakrat më të zakonshme dhe të dhimbshme njëkohësisht të ndodhura nga Covid-19 në rezidencat për të moshuarit.

Me origjinë nga Veneto, në 1947 ajo u zhvendos në provincën e Biella me burrin e saj dhe dy prej katër fëmijëve. Dhe, pavarësisht se ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e pavarur, disa vjet më parë pasi theu ngofjen, gjyshe Alda preferoi të strehohej në një strukturë jo larg shtëpisë, Residenza Maria Grazia, e menaxhuar nga fondacioni Cerino Zegna në Lessona. "Në fillim të marsit ishte keq - thotë djali i tij Giampiero - Mamaja kishte ethe dhe të vjella. Unë nuk mundja ta vizitoja e ti qendroja pranë sepse vizitat ishin të ndaluara prej koronavirusit, por mundesha ta dëgjoja çdo ditë në telefon dhe madje ta shikoja në klamera. Sigurisht që menjëherë dyshova se mund të ishte koronavirusi sepse tashmë kishte pasur disa të infektuar nëpër shtëpitë e  pleqve ”.

Më 17 mars, gjyshja 104-vjeçare iu nënshtrua testit dhe disa ditë më vonë mbërriti rezultati: pozitive ndaj koronavirusit. "Por në atë pikë nëna ime ishte padyshim mirë, ajo tashmë e kishte marrë veten - vazhdon djali - kështu që shqetësimi që ishte fillimisht, kur ajo kishte kaluar një javë krizë, në mënyrë paradoksale ishte zhdukur tashmë kur mësova se ajo ishte infektuar me Covid-19 ".

Konfirmimi për shëndetin e mirë të gruas së moshuar vjen edhe nga Carla Furno Marchese, mjekja e gruas së moshuar: "Ajo tashmë ngrihet nga shtrati dhe ulet në karrige. Gjyshe Alda nuk ka humbur në asnjë moment nga kthjelltësia dhe inteligjenca e saj. Shërimi i saj është një gëzim i madh dhe një shpërblim për të gjithë ata që janë kujdesur për të atë në këto ditë të vështira "./repubblica.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë