Lajme

Itali, familja shqiptare në spital pas një aksidenti të rëndë

Dy makina janë aksidentuar në Itali, ndërsa në to ndodheshin disa shtetas shqiptarë. Në njërin prej automjeteve ishin pjesëtarë të një familjeje, babai, nëna dhe një djalë i vogël, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshire dy makina, nje Ford dhe një Honda, që drejtoheshin nga dy shqiptarë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 minuta në rrugën "Prati" afër varrezave të Santorso-s, pas përplasjes së dy makinave pranë Viçencës.

Makina ku mbetën të plagosur babai, një shqiptar 38-vjecar, gruaja e tij dhe djali 6-vjecar, i cili u dërgua me helikopter ne spital ne Veronas, përfundoi e përplasur në një mur.

Në makinën tjetër, ishte shofer po një shqiptar 44-vjeçar, rezident ne Piovene. Policia rrugore italiane shkoi në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Atyre ju deshën dy orë për të zhbllokuar aksin rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë