Bota

Itali, emigranti nga Gana sulmon policët me thikë në stacion (Video)

Në Romë, një emigrant 44-vjeçar nga Gana, u pa nga një roje sigurie në stacionin “Termini”, ndërsa po ecte përreth i armatosur me një thikë pranë një daljeje të aeroportit.

Në përpjekje për ta ndaluar atë, një agjent policie nxorri pistoletën dhe e plagosi në trup në zonën e legenit. I dyshuari, me precedent të mëparshëm penalë, u dërgua në spital dhe mediat italiane raportojnë se nuk është në rrezik për jetën.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, rreth orës 19:00, afër daljes së stacionit në “Giolitti”. Momentet u filmuan në disa video të kalimtarëve, në të cilat burri me një thikë kuzhine në dorë shihet duke hipur në një motor skuter, më pas policët që afroheshin për ta neutralizuar dhe në fund agjenti duke e qëlluar.

Video

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë