Pas më shumë se 500 ditësh në detyrë, qeveria Conte II ka marrë fund: Kryeministri Giuseppe Conte mblodhi ministrat për të zyrtarizuar hapat e ardhshëm dhe u ngjit në pallatin Quirinale për t’i dhënë dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella.
Kriza politike, pas më shumë se një muaj tensionesh shumë të forta, duket se ka arritur kulmin, por Conte po largohet me shpresat për formimin e një qeveri të re, e kryesuar sërish nga ai.
Kalendari i konsultimeve të forcave politike nuk dihet ende, por Kreu i Shtetit duhet të fillojë të dëgjojë forcat politike të mërkurën, një ditë pas dorëheqjes së Contes.
Pasi u përpoq të qëndronte në pushtet, mes përplasjeve me Renzin por edhe figura të tjera të Partisë Demokratike, Conte tani shpreson të marrë përsëri detyrën dhe të krijojë një qeveri të shpëtimit kombëtar.
"Ekzistojnë kushtet për t'iu përgjigjur thirrjes së Kryeministrit për të zgjeruar shumicën. Nuk ka asnjë alternativë të vërtetë për formimin e qeverisë përvecse zgjedhjeve të reja", tha Ministrja Paola De Micheli.
Deri më tani Pesë Yjet dhe PD mbrojnë kryeministrin, duke sinjalizuar se mund të mbështesin krijimin e një qeverie tjetër të udhëhequr nga Conte, për të shmangur ardhjen në pushtet të Matteo Salvinit.
Pasdite, është planifikuar një takim midis Salvini dhe Berlusconit për të planifikuar hapat e ardhshëm të opozitës së djathtë.
Nëse Conte nuk arrin të formojë një qeveri të re, atrëherë Italia mund të shkojë në zgjedhje të reja, duke i hapur rrugën Salvinit dhe Berlusconit.
Conte është përballur me kritika të mëdha për trajtimin e pandemisë së koronavirusit prej të cilës kanë humbur jetën më shumë se 85,000 italianë. Conte, kryeministër që nga viti 2018, i mbijetoi një mocioni mosbesimi javën e kaluar. Votimi u thirr ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili e tërhoqi partinë e tij nga koalicioni.
Presidenca italiane ka njoftuar zyrtarisht se Kryeministri Conte, i ka dorëzuar mandatin e tij kreut të shtetit. Në një Presidenti Mattarella thekson se e ftoi qeverinë të qëndrojë në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale, duke specifikuar gjithashtu se konsultimet me forcat politike do të fillojnë nesër pasdite.
Siç shpjegohet nga deputeti demokrat Stefano Ceccanti, nëse Conte mund të demonstrojë me emra dhe mbiemra se ka një shumicë për të qeverisur, "ai duhet të marrë një mandat të dytë".
A ka Conte shumicën për të qeverisur?
Mattarella mund t'i besojë Contes një mandat para-caktimi, i cili e lejon atë të kërkojë shumicën. Plani i tij është të kërkojë krijimin e një qeveria "pro-evropiane" duke bashkuar të gjithë liberalët dhe të majtët e Parlamentit italian.
Për të pasur sukses, ai do të duhet të sjellë përsëri në bord partinë e Renzi në Itali Viva.
PD ka bërë thirrje për një qeveri të re Conte me një "bazë të gjerë parlamentare", duke kërkuar zgjerimin e koalicionit për të përfshirë edhe deputetët e qendrës aktualisht në opozitë. Ideja është që kjo të kufizojë fuqitë e vetos së Renzit brenda koalicionit.
Renzi, i cili luajti një rol kryesor në formimin e qeverisë së dytë të Conte në 2019, e ka bërë të qartë që ai nuk ka më besim në Kryeministrin në largim. Ai mund të kërkojë emërimin e një udhëheqësi të ri si çmimin e kthimit të tij brenda koalicionit qeveritar.
Mediat italiane sugjerojnë se Ministrit të Kulturës Dario Franceschini, ose Luigi Di Maio mund t'i ofrohet detyra e kryeministrit.
Një mundësi tjetër është emërimi i një të pavaruri si kryeministër, për të parandaluar përplasjet midis PD dhe Pesë Yjeve. Sipas të përditshmes La Repubblica, Conte mund të shërbejë si ministër në një kabinet të tillë.
Nëse koalicioni qeverisës në largim nuk mund të bashkohet së bashku, Mattarella ka të ngjarë të kërkojë nga një figurë jo-partizane të formojë një qeveri të unitetit kombëtar.
Mbështetësit e qendrës dhe partia e qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi Forza Italia mund ta mbështesë por liderët e opozitës së ekstremit të djathtë Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni nuk ka gjasa të votojnë për një qeveri të tillë.
Një qeveri e tillë pritet të tërheqë Italinë përmes pandemisë dhe të finalizojë aplikimin e vendit për fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Europian, që duhet të paraqitet në fund të prillit. Italia ka të drejtë për rreth 220 miliardë euro në kredi dhe grante nga Brukseli. Mandati aktual parlamentar përfundon në mars të vitit 2023, por Mattarella mund të thërrasë zgjedhje të parakohshme nëse kriza politike nuk merr zgjidhje.
Sondazhet e tanishme të opinionit sugjerojnë se zgjedhjet e përgjithshme do t'i jepnin fitoren bllokut të krahut të djathtë, duke përfshirë Salvinit, Melonin dhe Berlusconin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.