Lajme

Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik me motor

Gazeta Si - Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali mëngjesin e të hënës.

Mediat italiane shkruajnë se Kevin Mustafa ka frenuar menjëherë motoçikletën e tij për të shmangur përplasjen me një makinë në rrugën provinciale nga Carvico në Terno. Një aks i rënduar nga trafiku në këtë drejtim thuajse çdo ditë.

Ai u përpoq ta shmangte, duke u kthyer majtas, por goditi këndin e pasmë të krahut të majtë të makinës dhe humbi ekuilibrin.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se shqiptari kishte skafandër në kokë, e cila iu thye për shkak të përplasjes së fortë.

20-vjeçari kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babain e tij shqiptar dhe nënën e tij Fanny Mourera, nga Ekuadori.

Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në “via Roma 23H”, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

Më pas djali u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe punoi në kompani të ndryshme dhe deri vonë ishte teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

Kur mbërritën në vendngjarje helikopteri dhe një ambulancë, Kevin Mustafa kishte vdekur.

Trupi i pajetë i të riut u dërgua në shtëpinë e varrimit në “via Fratelli Calvi” në Ponte San Pietro, ku do të qëndrojë deri nesër, kur do të bëhet edhe djegja. Nuk do të ketë ceremoni mortore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë