Ishujt e në Mesdheut gjenden tanimë në garë për të tërhequr sa më shumë turistë, pas vaksinimit të popullsisë në mënyrë që pushuesit të jenë të sigurtë. Deri më tani, Greqia po tejkalon dukshëm rivalitetin turistik të destinacioneve europiane, veçanërisht kundër Italisë dhe Spanjës, pasi sipas studimeve, ajo u ofron turistëve një shkallë mjaft të lartë kënaqësie”.
Prej disa muajsh qeveria në Athinë është fokusuar jo vetëm te certifikata e gjelbër, por edhe vaksinimi në ishuj për t’i “pastruar” nga COVID-19.
“Me vaksinimet që vazhdojnë me ritme të shpejta, por edhe me hapjen zyrtare të turizmit më 15 maj, Greqia hyn në arenën e konkurrencës. Italia e ka njoftuar hapjen zyrtare të turizmit nga 2 qershori me një rimëkëmbje të ngadaltë, në një kohë kur Spanja nuk ka bërë ende njoftime zyrtare.
Drejtimi për në Greqi është i përforcuar nga fakti që ishujt më të vegjël kanë përfunduar tashmë vaksinimin e popullsisë së rritur, si rezultat i së cilës ata mund të shfaqen në listën e destinacioneve tërheqëse si pa Covid. Në Samos, Naxos, Rodos, Skopelos, Kos dhe Korfuz vazhdojnë vaksinimet me një ritëm të shpejtë.
Hotelierët, restorantet dhe tregtarët në Majorka janë të shqetësuar për humbjen e garës turistike me Kretën, Kroacinë ose destinacione të tjera turistike.
Po Turqia? Vendimi për futjen në karantinë duket se do të ndikojë për zgjedhjen e parë. “Që nga e enjtja Turqia ka hyrë në një bllokim të ashpër deri në 17 maj, në një përpjekje për të shpëtuar turizmin.
Presidenti Erdogan kërkon të zvogëlojë më tej numrin e rasteve në mënyrë që të shpëtojë sezonin turistik të këtij viti. Por kjo nuk duket se është e mjaftueshme, pasi goditja për turizmin është e madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.