Media Galeri

Ishuj nën mjegull, ylberë mahnitës, rrufe epike… Foto panoramike për t’u parë gjatë

Këto pamje magjepsëse panoramike kanë qenë pjesë e Çmimeve Ndërkombëtare “Epson Pano 2020”, një konkurs për fotografitë panoramike.

Këtë vit në konkurs u prezantuan 5859 fotografi nga 1452 fotografë profesionistë dhe amatorë në 96 vende të botës, një rekord ky për historinë 11-vjecare të konkursit.

Fituesi ishte Matt Jackisch nga Kanadaja me një fotografi mahnitëse të një peme të vetmuar në një peizazh të mbuluar me dëborë në British Columbia.

Drejtori i konkursit David Evans tha se ky është një vit për t'u mbajtur mend.

“Ne menduam se me pandeminë çdo gjë do të ishte më e vështirë dhe konkursi nuk do të ishte në lartësinë e duhur por në fund mbetëm vërtetë të befasuar nga pjesëmarrja dhe fotografitë që u paraqitën.” shtoi David.

Këtu keni disa nga fotografitë më të bukura të konkursit dhe fotografinë fituese në fund.

Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë