Lajme

U bë shkak për protestën e opozitës, Xhafaj vlerëson Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar performancën dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e protestës së 26 majit të organizuar nga opozita.

Megjithëse e ndoqi nga zyra e tij në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj zgjodhi të vlerësojë trupën e Policisë së Shtetit përmes një postimi në Twitter.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar” – shkruan Xhafaj.

https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/1000425645866795008

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë