Lajme

Ishte dënuar për mashtrim, kapet në Tiranë italiani

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas Italian me qëllim ekstradimin e tij në Itali. I arrestuari është Pasquale Scalise, 47 vjeç nga Italia, ndërsa është dënuar në vendin fqinj me 11 vjet e 6 muaj burg për “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik".

Pas dënimit në Itali ai ishte fshehur në Shqipëri, ndërsa kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea dhe qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Tanimë ai do të ekstradohet në Itali për të shlyer llogaritë me drejtësinë për dënimin 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë