Lajme

ISHP: Asnjë i infektuar me koronavirus në Shqipëri, deri më tani 36 të testuar

Në informacionin e përditshëm, Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka bërë me dije se Shqipëria është e paprekur nga koronavirusi. Ajo ka theksuar se janë kryer në total 36 testime për koronavirusin dhe kanë rezultuar negative. Sipas Tominit për testimin Shqipëria po ndjek të njëjtin protokoll që kanë ndjekur vendet e tjera, të autorizuar nga OBSH. Epidemiologja theksoi se vazhdon të kryhen vëzhgimet në pikat kufitare, ajrore dhe tokësore, duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët.

“Për çdo person të testuar jemi afruar me përkufizimin e rastit me shenjat klinike. Personat e dyshuar mbahen për tetë orë nën vëzhgim dhe ata që përjashtohen, shtrohen në pavionin e Spitalit Infektiv. Vlerësohen udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura për t’u vetë izoluar, nëse kanë shenja. Karantina është për personat e kontaktit me personat me COVID-19. Karantina nuk mban asnjë person sepse nuk kemi asnjë rast. Stafi është i trajnuar dhe të gjithë elementet që parashikon protokolli i OBSH”, tha Tomini.

Gjithashtu, ashtu ajo përforcoi edhe një herë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për personat që kanë udhëtuar nga vendet e prekura me Covid-19, që të vetëizolohen për 2 javë, duke theksuar edhe faktin se ditët e fundit thirrjet telefonike në qendrën kombëtarë të urgjencës, kanë arritur deri në 1600.
Ndërkohë në njoftimet zyrtare të OBSH, thuhet se pjesa më e madhe e rasteve të infektuar është përqendruar vetëm në 5 shtete, ku mes tyre është Italia.
Në Itali bilanci i viktimave nga koronavirusi është rritur mbi 50 dhe disa nga qytetet më të prekura veriore, kanë pezulluar aktivitetet dhe shkollat deri javën e ardhshme.
"Në Itali shohim se kryeministri po koordinon përpjekjet me qeverinë lokale duke rritur mbikëqyrjen. Sigurisht që janë kapur në befasi nga virusi, por institucionet italiane janë të forta dhe ne kemi besim se do arrijnë ta përmbajë epideminë," njoftoi OBSH-ja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë