Shendet

Rastet e reja me Covid-19, OBSH: Masat që duhet të marrin punëdhënësit për higjienën

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se bota është nën një “terror të pa eksploruar më parë” për sa i përket shpërthimit të koronavirusit.
Kryetari i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se vdekjet në nivel global janë mbi 3000. Ai thekson se e gjithë bota mund të gjejë një zgjidhje për këtë virus, por stigma është më e rrezikshme se vetë sëmundja.
“Nuk ka zgjidhje tjetër veç se të veprojmë,” deklaroi ai.
Një nga vendet më të prekura jashtë Kinës, është edhe Italia ku numri i vdekjeve ka arritur në 52 dhe ka mbi 2000 të prekur. Këshilla kryesore e OBSH është që secili vend të kujdeset, për situatën e vetë dhe të zbatojnë masat e urdhëruara nga OBSH, pasi kishte mënyra të përshtatshme për të zgjidhur shpërthimin.
“Secili vend duhet të ketë qasjen e tij, por ai duhet të jetë nën kontroll gjatë gjithë kohës,” u shpreh Ghebreyesus.

Gjithashtu, në informacionet e përditshme të OBSH janë përcaktuar edhe masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në ambientin e punës, sepse punonjësit duhet të kthehen në punë dhe të vazhdojnë jetën normale. Masat me kosto të ulëta do të ndihmojnë parandalimin e përhapjes së infeksioneve në punë. Sipas OBSH punëdhënësit duhet të marrin këto masa:
-Sigurohuni që vendet tuaja të punës janë të pastra dhe higjienike
-Sipërfaqet (tavolinat dhe tabelat) dhe objektet (telefona, tastierë) duhet të fshihen me dezinfektues rregullisht.
-Promovoni larjen e duarve rregullisht.
-Vendosni postera me udhëzime mbi higjienën vetjake në vendin e punës.
-Sigurohuni që stafi juaj të lajë rregullisht duart me ujë dhe sapun.
-Promovoni higjienën duke ndjekur rregullat e OBSH, për kollitjen dhe teshtitjen.
-Siguroni maska për fytyrën për personat që kanë probleme respiratore, së bashku me koshat e mbyllur hermetikisht për të bërë më pas asgjësimin e tyre.

Sipas mjekut, ky është një virus me karakteristika unike dhe OBSH është gjatë gjithë kohës duhe punuar për të zbuluar më shumë rreth tij dhe fatmirësisht masat e kontrollit kanë funksionuar. Në total janë 70 vende që kanë pasur raste infeksioni.
“Nga numri total i vendeve, vetëm 8 prej tyre nuk kanë raportuar raste të reja këto dy jave dhe kanë qenë në gjendje të kontrollojnë shpërthimin,” deklaroi mjeku i OBSH.
Sipas mjekut, OBSH do të vazhdojë të monitorojë situatën nëse shpërthimi duhet të quhet një pandemi globale. Sipas tij, Koreja e Jugut, Italia, Irani dhe Japonia mbeten shqetësimi më i madh. Deri më tani në të gjithë botën ka 90.000 raste në 70 vene në botë, megjithëse pjesa më e madhe e të prekurve është në Kinë.
OBSH thotë se virusi duket se prek veçanërisht personat mbi 60 vjeç dhe njerëzit që kanë një problem shëndetësor. Në analizën e parë për më shumë se 44.000 raste në Kinë, shkalla e vdekjes ishte 10 herë më e lartë për moshat e mëdha, në krahasim me grup moshat e tjera. Duke u krahasuar me gripin sezonal një shkallë vdekshmërie mesatare prej 0.1 për qind, por shpërndahet më lehtësisht. Lloje të tjera të sëmundjeve respiratore të poshtme si SARS dhe MERS kanë pasur nivele shumë më të larta të vdekjeve sesa Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë