Bota

Ish-presidenti i Katalonjës Puigdemont, arrestohet në Sardenja të Italisë

Udhëheqësi i pavarësisë katalanase, Carles Puigdemont u arrestua në mbrëmje në Alghero të Sardenjës në Itali, ku po përgatitej të merrte pjesë në një takim me përfaqësuesit e lëvizjes autonome të ishullit sard.

Puidgemont, promovuesi i referendumit për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja, u ndalua në zbatim të një urdhri të lëshuar nga gjyqtari Pablo Llarena i Gjykatës Supreme të Spanjës.

Arrestimi u bë menjëherë pas zbritjes në aeroportin Alghero. Lajmi u shpërnda nga media Iberike dhe më pas u konfirmua nga avokati mbrojtës i politikanit, Gonzalo Boye.

Politikani separatist, duhet të kishte marrë pjesë gjatë fundjavës në protestën “AdiFolk”, një festival i kulturës katalanase në qytetin Sardenjës; të dielën ai pritej të merrte pjesë në takimin e administratorëve të pavarësisë së Sardenjës. Ai vetë u kishte konfirmuar praninë e tij organizatorëve.

"Konflikti" dhe fluturimi për në Bruksel

Carles Puigdemont, ish-president i Generalitat de Catalunya (qeveria rajonale), u godit nga një urdhër arresti i lidhur me referendumin e mbajtur më 1 tetor 2017 për pavarësinë e Barcelonës dhe territorit të saj nga pjesa tjetër e vendit.

Pas “ndarjes” nga uniteti kombëtar, Madridi kishte lëshuar urdhër-arrestin kundër tij dhe separatistëve të tjerë. Puigdemont, ndërsa kolegët e tij përfunduan në burg, arrin të strehohet në Bruksel, duke iu dorëzuar policisë.

Para se të përfundojë kërkesa për ekstradim, Madridi tërheq urdhrin ndërkombëtar të arrestit: urdhri kombëtar mbetet në fuqi, gjë që praktikisht e pengon Puigdemont të kthehet në vendin e tij.

Në vitin 2019, ai u zgjodh parlamentar evropian, por nuk mund të shkonte në Madrid për të marrë investimet zyrtare, nën dënimin e arrestit.

Situata mbetet e ndërlikuar. Për Spanjën, në praktikë, udhëheqësi katalanas nuk do të ishte "zyrtarisht" një eurodeputet, prandaj ai nuk do të gëzonte imunitetin për shkak të atij posti. Megjithatë, atij iu dha imunitet nga asambleja e Strasburgut më 2 qershor 2020.

Rebusi juridik dhe diplomatik

Në mbrëmje Puigdemont u transferua në burgun Sassari, por kapja e tij mbetet një enigmë juridike ndërkombëtare dhe rrezikon të shkaktojë një krizë diplomatike.

"Arrestimi është një shkelje serioze e të drejtave, në përputhje me represionin e qeverisë spanjolle kundër lëvizjes katalanase", - tha Martì Claret, kreu i marrëdhënieve politike në Asamblenë Kombëtare të Katalonjës. Avokati Boye shkroi në Twitter se klienti i tij ishte vënë në pranga nën një urdhër-arresti që në fakt do të pezullohej.

Tani do të jetë në dorën e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Sassari për të vendosur nëse do të ekstradohet Puigdemont në Spanjë apo do të lirohet për shkak të statusit të tij parlamentar.

Pa falje

Në shkurt të këtij viti, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi dhënien e faljes për udhëheqësit katalanas që ishin ende në burg. Sidoqoftë, Puigdemont nuk kishte qenë në gjendje të përfitonte nga kjo gjë, pikërisht për faktin se ai i shpëtoi drejtësisë që në fillim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë