Njerez

Ish-portieri i Kolumbisë: I jam mirënjohës Pablo Eskobarit

“Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Eskobarin, që të mos më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por me atë fushatë që kishin nisur kundër tij, filluam të fusnin në burg të gjithë të njohurit dhe të afërmit e tij. Njerëzit më konsideronin mikun e tij, pasi e kisha vizituar Pablo Eskobarin në burgun e “La Catedral”. U thashë që nuk dija gjë dhe se nuk do t’u thosha asgjë edhe sikur të dija. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i jam mirënjohës Pablo Eskobarit për atë që u dha fushave të futbollit, kur askush nuk e kishte bërë më parë”.

Këto janë fjalët e ish-portierit të njohur të kombëtares së Kolumbisë, Rene Higuita, për kanalin argjentinas “Fox Sports”, kur është pyetur për arrestimin për shkak të raportit që kishte me "Mbretin e kokainës", i vrarë më 2 dhjetor 1993 pas një shkëmbimi zjarri me “Bloque de búsqueda”, një skuadër speciale që e pikasi në një lagje të Medelin.

Rene Higuita, ish-portieri i Kolumbisë, në një nga pritjet e tij spektakolare. Gazeta Si, 5 qershor 2020

"Se si jam unë, e dinë të gjithë, jam miku i të gjithëve, - vazhdon Higuita, i cili aktualisht është trajner i portierëve të Atletiko Nacional. – Dhe që kam qenë mik me Pablo Eskobarin, nuk do të thotë se jam një narkotrafikant. Disa më kanë qejf, disa të tjerë më quajnë armik. Ajo që më mbush me krenari është se kam qenë futbollist”.

Ish-baroni i drogës, Pablo Eskobar, ka pasur lidhje të ngushta me futbollin dhe për pak kohë ka qenë edhe president i Klub Amerika. Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë