Motosport

Ish-piloti i F1 shet Ferrarin për të financuar të birin

Dashuria dhe sakrifica e prindërve ndaj fëmijëve nuk kanë kufi. I tillë është padyshim Jean Alesi, që ka shitur Ferrarin e tij për të financuar karrierën e të birit Giuliano, vitin e kaluar në vendin e 15-të në debutimin në Botërorin e F2 me skuadrën Trident dhe anëtar i FDA (Ferrari Driver Academy). Ish-piloti i Kokëkuqes e ka zbuluar në një intervistë për Sky Sports F1: sakrifica e makinës së tij F40 do ti lejojë të birit të garojë për Hwa Racelab, gjithnjë në F2, ku do të ketë rusin Artem Markelov si shok skuadre.

Gjesti i Jean do ti lejojë të birit kalimin në një skuadër kompetitive, por për të garuar duhet një buxhet i rëndësishëm prej 1,8 milionë euro e nuk është e thënë që shitja e F40 të jetë e mjaftueshme për  të gjithë shpenzimet në F2. “Në familje bëjmë gjëra me pasion e nëse do të zgjidhja ta kisha atë model në garazhd apo të shihja tim bir të garonte, do zgjidhja të dytën – thotë piloti që ka qenë tek Ferrari nga 1991 në 1995 -. E pastaj jam shumë i vjetër për ta ngarë…”

Në kategorinë e dytë të F1 “është vërtetë vështirë të gjesh një sponsor” e gjithnjë sipas Alesi “shumë pilotë nuk do të mbyllin sezonin duke parë krizën ekonomike aktuale (për shkak të koronavirus). Do të jetë një tmerr për ata që garojnë në F.2 e F.3”. “Shpresoj që në këtë kaos të madh diçka të ndryshojë e ti jepen mundësi këtyre të rinjve – përfundon -, që jo vetëm investojnë shumë në para, por edhe nga ana personale. Lënë universitetin sepse ëndërrojnë të bëhen pilotë, e askush nuk kujdeset për interesat e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë