Njerez

Ish-luftëtari i WWE, zgjidhet kryetar bashkie në SHBA

Jemi mësuar tashmë me shumë personazhe që të kenë bërë kapërcime nga një pozicion apo profesion në një tjetër. Kanë qenë të shumtë këngëtarët, aktorët apo sportistët që pasi kanë kaluar disi në moshë i janë futur politikës dhe tashmë mund të themi që është bërë një gjë e zakonshme.

Por kapërcimi që ka bërë Glen Jakobs është disi i pazakontë, nga kafazet e sportit ekstrem WWE në kolltukun e kryebashkiakut. Nëse emri Glen Jakobs nuk iu thotë gjë, po iu themi se kryetari i ri i bashkisë Knox County është luftëtari i sportit luftarak “wrestling” dhe nofka e tij ka qenë “Kane”. Ai është konsideruar si një nga ikonat e këtij sporti në 30 vitet e fundit, me fansa dhe ndjekës në të gjithë botës.

Për shumë tifozë kanë mbetur ende në memorie ndeshjet e “Kane” kundër “The Undertaker” dhe luftimet e tyre të përgjakshme deri në ekstrem.

Një nga posterat e fushatës së Glen Jakobs

Por nëse do të shikonim një foto të atij që ndryshe quhej, “The big red Machine” dhe Glen Jakobs tashmë kryebashkiak i Knox County pak aspekte të ngjashme do të gjenim.

Jakobs prej disa vitesh e ka lënë sportin e vështirë të “wrestling” dhe kishte filluar të angazhohej në politikë. Në muajin e fundit ai u fut në zgjedhje për kryebashkiakun e qytezës, Knox County, në Tenesi në ShBA. Jakobos (Kane) i fitoi bindshëm zgjedhjet, duke marrë 66% të votave përballë kundërshtares nga Partia Demokratike, Linda Haney.

Pamje nga qyteza Knox County

Nga mediet lokale në ShBA fushata e Glen Jakobs është vlerësuar me nota shumë pozitive, pasi ai u fokusua në përmirësimin e sistemit të taksave lokale, por edhe në rritjen e punësimit dhe sigurisë në institucionet publike, tema këto shumë të ndjeshme për qytetarët amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë