Megjithë fitoren në Europa League sezonin e kaluar, jo të gjithë te Chelsea kanë një kujtim të mirë për Maurizio Sarrin. Ish-portieri i tretë i Bluve, Robert Green, në një intervistë për The Athletic, ka rrëfyer momentin e konfrontimit të ashpër me trajnerin aktual të Juventusit pas humbjes 6-0 nga Manchester City: “I thashë atij: ‘Ju nuk keni një plan B. Lojtarët kanë frikë të ankohen. Mua nuk më intereson, çfarë mund të bësh: të më largosh? ‘. Më pas, shumë lojtarë më vlerësuan për fjalët e përdorura,edhe pse e kuptoj heshtjen e tyre, pasi një veprim i tillë mund të ndikonte formacionin ose të ardhmen e tyre. “

Green nuk ndalet dhe sulmon përsëri Sarrin:” Ai është një ish-bankier dhe drejton klubin si një bankë. Në kokën e tij, ekzistonte një formulë për suksesin. Ka pasur raste kur ka funksionuar, problemi është se në ekipin kundërshtar janë njëmbëdhjetë persona që përpiqen të bëjnë çdo gjë për t’ju ndaluar. Vështirësia është kur ata e kuptojnë se si ta bëjnë atë. Sarri e kishte shumë të vështirë të ndryshonte,pasi në mendjen e tij ekzistonte vetëm një taktikë. Seancat stërvitore ishin shumë të rrepta dhe monotone. Lojtarët arritën në përfundimin se gjatë gjithë sezonit, vetëm 18 ditë kemi bërë diçka ndryshe. Nuk e kuptoj qëllimin e lojës së Sarrit’ “.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.