Futboll

Ish-lojtarët e Superiores në modë për Rumaninë, firmos edhe Fili

Ish-lojtari i Partizanit, Realdo Fili ka nisur një aventurë të re në karrierë, duke firmosur me skuadrën rumune të Botosani. Sulmuesi  i cili ishte në provë prej ditësh, ka bindur stafin teknik dhe është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga menaxheri i njohur Sokol Haxhia (FREESPORT MANAGEMENT). Fili gjatë karrierës është aktivizuar edhe me ekipe si Apolonia, Partizani, Kamza, Skënderbeu dhe së fundmi me Luftëtarin, nga i cili u largua këtë merkato janari.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura as nga klubi dhe as nga lojtari. Pas  Armando Vajushit që kaloi te skuadra e Petrolul Ploesti, sulmuesi bëhet kështu lojtari i dytë pas që shkon në kampionatin rumun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë