Drejtësia

Ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti socialist Stefan Çipa shkon në SPAK

Gazeta Si -Ish-kryebashkiaku socialist i Sarandës, Stefan Çipa, njëkohësisht edhe ish-deputet i PS, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në SPAK.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se Çipa është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e inceneratorëve.

Së fundmi, Çipa mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave. Zyrtarisht SPAK nuk ka reaguar në lidhje me marrjen në pyetje të Çipës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë