Politike

Ish-emra nga PD, Topalli prezanton kandidatët për deputetë

Ish-nënkryetarja e PD për dy dekada deri 4 vite më parë, Jozefina Topalli, e cila drejton një forcë të re politike (Lëvizja për Ndryshim), ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarqet Dibër, Berat apo dhe Kukës.

“Nuk ka një Shqipëri të rilindjes apo një Shqipëri të republikës se re, por një Shqipëri të vjedhur. Dhe për këtë arsye, bashke me ekipin e LN me listat me te mira te kandidateve te 3 dekadave, bashke me shpresën e një punonjësi të administratës publike apo të bashkisë që me datë 25 Prill do të këndoj këngën e lirisë në kutinë e votimit, me shpresën e emigranteve tanë që kur janë detyruar të ikin kanë menduar që një dite Shqipëria do të behet vendi që ikën për të kërkuar", tha Topalli.

Lista e propozuar nga Topalli  mbizotëron me emra pedagogësh kryesisht me profil të djathtë, ku disa prej të cilëve janë edhe ish-emra të Partisë Demokratike, kryesish lokale, por pa ndonje mbeshtetje te konsiderueshme

“Dua të prezantoj listën e kandidatëve, një listë që për Shqipërinë e djeshme ka qenë një mirazh, një liste e nxjerrë nga një sirtar që dukej se nuk do te hapej kurrë, një listë që bashkë me ekipin e LN e kemi pagëzuar si “Ëndrrat e vendit tim”, shtoi ajo.

Kandidatët:

Lezhë:

Matilda Gjini

Gjon Ndoj

Alda Gjini

Dode Prenga

Amarda Gjini

Dibër:

Sandra Xheleshi

Besar Murati

Neada Stana

Berat:

Miranda Haxhia

Edmond Sinjari

Kukës:

Elsa Domi

Agron Demushi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë