Drejtësia

Irena Gjokës i mbaroi mandati, Erjon Bani zgjidhet zv.kryetar i GJKKO-së

Gazeta Si - Gjyqtares Irena Gjoka i ka përfunduar mandati si zv.kryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në vendin e saj është zgjedhur gjyqtari Erjon Bani, i cili ka marrë 6 vota.

Nga 9 gjyqtarë që marrin pjesë në votim, Erjon Bani u zgjodh me 6 vota, ndërkohë që 3 votat e tjera shkuan për kandidatin tjetër në garë Erjon Çela.

Me anë të një njoftimi GJKKO thote se Erjon Bani do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të GJKKO-së, ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi.

Bani do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të GJKKO, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Mandati i zëvendëskryetarit të GJKKO është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Gjoka ishte zgjedhur në këtë detyrë më 24.03.2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë