Ne rrjet

Irani sulmon Shqipërinë: Mos flisni për shkeljet e të drejtave në vendin tonë

Irani ka dënuar ashpër sot Shqipërinë pas denoncimit të kësaj të fundit të shkeljes së të drejtave të njeriut në Teheran në një mbledhje të OKB-së, duke e cilësuar si strehë të terroristëve. Disa ditë më parë, Përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë dhe Shqipërisë në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut kanë bërë vërejtje mbi "shkeljen e të drejtave të njeriut" në Iran.

Shefi i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit Iranian për të Drejtat e Njeriut, Ali Baqeri Kani kritikoi ashpër vërejtjet e zyrtarëve shqiptarë, duke theksuar se vendi ynë ka qenë rekord i zi i shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e tij dhe nuk ka të drejtë të flasë për çështje të tilla për vendet e tjera. Ai sulmoi po ashtu SHBA-të dhe Gjermaninë.

"Shtetet e Bashkuara: Enciklopedia e Historisë së Terrorizmit, Gjermania: pastrimi profesional i terrorizmit, armët kimike të të cilave janë ende duke vrarë vrarë në në Iran, Shqipëria: koshi i plehrave dhe shërbëtori i terroristëve të MEK që kanë martirizuar 17,000 iranianë të pafajshëm," shkroi Alo Baqeri Kani në një postim në faqen e tij në Twitter.

“Sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare, vrasja e gjeneralit Soleimani nga SHBA-a është një shembull i qartë i terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Nga ana tjetër, Gjermania, duke pretenduar të ishte një mbrojtëse e të drejtave të njeriut, ishte një nga furnizuesit kryesorë të armëve kimike për ish-diktatorin Irakian Saddam Husein në vitet 1980 gjatë luftës Irak-Iran. Armët që vranë mijëra njerëz të pafajshëm ende po vrasin veteranë në Iran”, theksoi përfaqëesuesi.

Ndërsa për Shqipërinë, Kani tha se megjithëse ajo ishte në dijeni të krimeve të panumërta të grupit terrorist MEK, ra dakord të vendoste këtë grup kriminal në territorin e saj. Një grup që ka vrarë mbi 17,000 gra, fëmijë dhe civilë dhe dokumentet e këtyre krimeve u janë paraqitur shumë herë organeve ndërkombëtare”, u shpreh Baqeri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë