Gazeta Si- Helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi mori flakë vetëm pasi goditi një mal dhe nuk u gjetën gjurmë plumbash apo goditje të tjera armësh zjarri në trupin e mjetit.
Kështu del nga një raport paraprak i publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura iraniane, sipas asaj që raporton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Në dokument thuhet se piloti i helikopterit ka arritur të kontaktojë pilotët e dy helikopterëve të tjerë që udhëtonin me mjetin e presidentit, duke u kthyer nga Azerbajxhani, një minutë e gjysmë përpara përplasjes.
Helikopteri që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi u rrëzua të dielën në një zonë malore në veriperëndim të Iranit, ndërsa po fluturonte përgjatë rrugës së tij të paracaktuar.
Një ekip i ngarkuar me ekzaminimin e rastit u dërgua në vendin e rrëzimit të hënën, thuhet në raport.
Gjatë hetimit është mbledhur “një pjesë e konsiderueshme” e informacionit të nevojshëm për të sqaruar arsyet që e shtynë helikopterin të godiste zonën malore, shton raporti.
Sipas informacioneve, moti i keq dhe mjregulla e dendur kanë shkaktuar përplasjen e e mjetit flututues ushtarak, i cili u rrëzua dhe mori flakë ps përplasjes me tokën.
Rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës, dronët iranianë gjetën rrënojat, të cilave u bashkuan së shpejti nga ekipet e ngarkuara me gjetjen e helikopterit.
Komunikimet midis helikopterit dhe kontrollit të trafikut ajror përpara rrëzimit nuk përmbanin përmbajtje “të dyshimtë”, thuhet në raportin e parë të ushtrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.