Njerez

Investitori i energjisë së rinovueshme i merr vendin Jeff Bezos si njeriu i dytë më i pasur në planet

Miliarderi indian, Gautam Adani i ka marrë vendin Jeff Bezos, si personi i dytë më i pasur në planet. Kompania e tij Adani Group është e angazhuar në një sërë industrish dhe synon të bëhet prodhuesi më i madh i energjisë së rinovueshme.

Energjia nga burime alternative po bëhet një faktor i rëndësishëm në standardin e listimit të njerëzve më të pasur në Tokë. Gautam Adani që investoi 70 mld dollarë në tranzicionin e energjisë së gjelbërt dhe infrastrukturën e saj, ka marrë vendin e dytë në Indeksin e Bloomberg, me një pasuri prej 150 mld dollarësh.

Biznesmeni 60-vjeçar e nisi vitin në rendin e 14-të. Ngritja e tij e menjëhershme ngjan me atë të Elon Musk, që mban vendin e parë me pasuri 268 mld dollarë.

Moguli indian synon që të bëhetprodhuesi më i madh i energjisë me burime të rinovueshme deri në vitin 2030. Është tashmë i pari në energjinë solare. Adani Group është pjesë e projekte më të mëdha hibride, solare dhe eolike në planet. Në aktivitetet të tjera, si ajo e minierave, konglomerati është kritikuar për gjurmët e karbonit në mjedisit. Adani po mbështetet në hidrogjenin e gjelbërt si një ndër sektorët me potencialin më të madh.

Kompania po tërheq investimet masive, nga Franca dhe Abu Dhabi të cilët kanë investuar më shumë se 2 mld dollarë./Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë