Biznes

Investimet e huaja, 1.5 mld € në 2023. Synimi, pasuritë e paluajtshme

Nga Gazeta 'SI' - Investimet e Huaja Direkte në vend kanë arritur një nivel rekord për vitin 2023, duke u rritur me rreth 9% nga një vit më parë ose 120 milionë më tepër.

Banka e Shqipërisë raporton se në vend u futën 1.5 mld euro në formën e investimeve të huajave, me burim kryesor Holandën e cila ka investuar në Shqipëri rreth 300 mln euro. Lista pasohet nga “shtetet konfidenciale” që investuan 241 milionë euro gjatë vitit 2023,  pavarësisht se kanë një rënie me -49.3 % dhe Italia e Turqia.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, sektori i preferuar për të investuar mbetet ai i pasurive të paluajtshme, në masën 26%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, në sektorin e hidrokarbureve, në masën 16%, në sektorin e energjitikës, në masën 10%, si dhe komunikacionit, në masën 4%.

Investimet e huaja regjistrohen në valutë dhe raportimi i tyre bëhet në lekë. Kjo formë raportimi, bashkë me zhvlerësimin e valutave kundrejt lekut, mund të shpjegojnë pjesërisht rritjen e vlerës së IHD-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë