Lajme

Investim 10 mln euro për vaditjen e tokave bujqësore

Ka nisur në jug të vendit një investim prej 10 mln eurosh në infrastrukturën vaditëse të tokave bujqësore. Përmes një kredie të marrë nga Banka Botërore, qeveria shqiptare do të rehabilitojë sistemin e Janjarit në Konispol. Nga ky sistem do të vaditen rreth 5 mijë Ha tokë bujqësore.

“Kemi ardhur sot për të filluar punimet e një nga veprave më të mëdha të sistemeve vaditëse të Shqipërisë siç është sitemi i Janjarit. Ne vazhdojmë të mbajmë premtimin e madh që kemi bërë për të çuar ujë në çdo parcelë dhe sistemi i Janjarit me një kapacitet ujitës rreth 5 mijë Ha në të gjithë zonën do të mbulojë përfundimisht vaditjen e fushave të Shalsit, të Vrinës, të Mursisë dhe të Bufit. Këto fusha do të furnizohen nga rreth 20 milionë m3 ujë të cilat do të shpërndarhen nëpërmjet këtij sistemi”, tha ministri Çuçi.

Krahas rehabilitimit të sistemit vaditës të një rrjeti prej rreth 100 km kanale, ky projekt do të shoqërohet edhe me përmirësim të infrastrukturës rrugore të zonës. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 8 muajsh. Ky projekt parashikon të realizojë një kombinim të dy tipeve të ujitjes: 1) ujitjen me presion (me tubo metalike); 2) ujitjen me gravitet (kanale te hapura) duke shfrytëzuar disnivelin natyral të cilin ka kanali i Janjarit me fushat e Shalësit, Mursisë, Vrinës dhe Bufit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë