Politike

Interpelanca për mbetjet toksike/ Rama: Fletërrufe, ka dyshime. Asgjë e vërtetuar. Bardhi: Nëse s’e di çfarë bëhet, ik prej aty ku je ulur

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi, i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës.

“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interpelancë, pas një seri fletërrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi. Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.  Qysh në fillim agjencitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur dhe me vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdon sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye", tha Rama

Më herët, para se Rama të merrte fjalën, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha:

'Në 8 gusht 2024, 3 organizata denoncuan faktin se dy anije të nisura nga Porti i Durrësit po transportonin mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës. Kur kjo e fundit mësoi se anijet ishin nisur nga porti i Durrësit, refuzoi që t’i pranojë.

Aktualisht sipas informacioneve publike, 2 anijet, po kthehen në portin e Durrësit. Organizata amerikane janë shprehur për media prestigjioze se është e bindur se Porti i Durrësit është shfrytëzuar për të nxjerrë në mënyrë të paligjshme, mbetje të rrezikshme helmuese në disa vene aziatike.

Është transportuar një material që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Dërgesa të kësaj natyre sipas informacione bëhen rregullisht nga porti i Durrës. Hiri i transportuar i takon Sokolaj Shpk, e licencuar nga kjo kompani dhe mbetjet e i përkasin Kurum.

Po nga porti i Durrësit janë nisur disa ton mbetje të rrezikshme dhe pritet të kthehen mbrapsht. Lidhur me këtë çështje ka pasur disa reagime të institucioneve përgjegjëse. Ka dyshime serioze se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit, që rregullon tregtinë e vendeve të rrezikshme. Vende si Shqipëria nuk lejohet të transportojnë mbetje të rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë më një ngjarje të izoluar por me një aktivitet kriminal...”

Por Rama tha në replikë se në bazë të dokumenteve eksporti i mallrave në fjalë nuk është i rrezikshëm. Rama tha se dogana ka certifikatë për këtë bashkë me analizën e mallit të kryer në një vend të BE-së.

“A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së. Në të dija raste nga Elbasani drejt Tajlandës për mes Durrësit dhe nga Kosova drejt Kinës drejt Durrësit, janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve Evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave përkatëse, kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar më pas janë lejuar të bëjnë itinerarin e tyre. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshëm as nga katalogët evropiane. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit aktual dhe të transportit detar. Edhe aludimi për mos veprim të administratës portuale apo asaj detare në rastin më të mirë është alogjik dhe në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike. Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar as nga ai detar as ndërkombëtare. Mbetje teknologjike industrial transportohen rëndom në rrugë detare duke ndjekur zbatimin e kodeve ndërkombëtare.

Procedura e eksportit të mbetjeve bazohet në dispozitat e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ndjekja e çdo vije logjike, të çon në vendimin se nuk kanë miratuar në asnjë rast eksport mbetjesh të rrezikshme, pretendimi i se nuk ka pasur miratim nga Tajlanda është po aq i qëndrueshëm sa ç’mund të jetë e qëndrueshme shkarkesa likuide e asaj goje. Pasi nuk ka si të ketë miratim nga Tajlanda për ngarkesën në fjalë kur vetë Shqipëria nuk ka pasur çfarë autorizimi të japë. Ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht, nga vende të transport fundor.

360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli’ tha Rama.

Sipas tij, nëse eksportuesit kanë bërë mashtrim nuk janë politikanët.

“Aq më pak tellallët e penxhereve që ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja, por janë organet ligjzbatuese që ne i mbështesim pa kushte sepse janë institucione të drejtësisë dhe s'janë institucione dhe organizata kriminale në të njëjtën kohë. Nuk është bërë asnjë analizë për mbetjet as nga kompania gjermane as nga transportuesi dhe as nga autoritetet e vendeve tranzite dhe as nga vend vendi pritës që kundërshton sot, por nuk ka kundërshtuar asnjë deklarim sepse nuk është bërë asnjë analizë.

Në asnjë port të botës përveç atij që administrohet nga penxherja e katit të 8 nuk analizohet asnjë kërkesë. Vetëm në fantazinë malinje të atyre që se kanë haberin e punëve të shtetit bëjnë analiza thes më thes dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar.

A prodhohen mbetje nga procese industriale në vend, sigurisht që po dhe është normale si politika ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje, por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë, ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.

Është thënë se mbetjet do të vijnë në Shqipëri dhe për sytë me 7 penxhere dhe gojën 7 kanatshe shteti shqiptar është në çdo rast fajtor dhe gjithë shqiptarët sepse ata mbajnë në qeveri një regjim kriminal”, tha ai.

Replikoi Bardhi:

“Nuk lejohet as të behët transporti të mbetjeve të rrezikshme nëse nuk ke marrë autorizim nga vendi pritës. Fakti është se nuk kishe leje nga vendi pritës. Duhet autorizim nga ministrja e Mjedisit. Çdo kompani që merr përsipër për të transportuar mbetje të rrezikshme duhet të marrë leje te ministria e mjedisit e cila merr aprovimin e vendit pritës. Çfarë i kë bërë Kurum ke marrë vendim kundër Kurum. Këtë kompaninë Sokolaj që e çoka kokainën për miell ke marrë masë ndaj kësaj kompanie. Nëse nuk di çfarë bëhet ik nga aty ky je ulur. Nëse punë është që të marrësh urdhra nga krimi i organizuar, Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeverisje të tillë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë