Futboll

Interi reziston me çdo mënyrë ndaj Portos, në çerekfinale Championsi pas 12 vitesh

Gazeta Si – Në Portugali skuadra e Inzagit ka mbrojtur me çdo mënyrë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë. Barazimi 0-0 vlen kualifikimin në çerekfinale të Championsit ndaj luzitanëve të drejtuar nga Serxhio Konseisao. Një sukses që vjen pas 12 vitesh.

Interi ia doli të kualifikohet me ‘shpirt nëpër dhëmbë’, falë barazimit pa gola në fushën e Portos dhe fitores së dy javëve më parë. Në ‘Do Dragao’ skuadra zikaltër ishte kompakte në mbrojtje, por pati edhe fat në minutat e fundit.

Nga ndeshja Porto-Inter, 0-0. Gazeta Si, 14 mars 2023

Pjesa e parë u dominua nga portugezët, të cilët u përpoqën më shumë dhe e vunë në provë Onanën. Interi rrezikoi vetëm në një rast me Xhekon. Në fundin e kësaj pjese ishte Dimarko që shmangu një rast të rrezikshëm në zonën e zikaltërve.

Interi u rrezikua të ndëshkohej vetëm në shtesë, ku Dumfris dhe Onana shpëtuan portën mrekullisht. Edhe fati ishte me zikaltrit, pasi Taremi goditi shtyllën dhe më pas Grujiç traversën. Pothuasje asgjë në sulm për skuadrën italiane, që gjithsesi ia arriti qëllimit për të qenë mes 8 më të mirave të Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë