Futboll

Interi në një moment delikat, Kristjan Asllani në regji ndaj Juventusit

Gazeta Si – Për Interin është një moment shumë delikat i sezonit, pasi ka humbur tërren në renditje, ndërkohë që përpara është Kupa e Italisë dhe Championsi. Në Torino luhet sot akti i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Duket se ka ardhur momenti që mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, të jetë titullar. Sipas shtypit italian, trajneri Simone Inzagi ka vendosur t’ia besojë atij regjinë sot ndaj Juventusit. Një detyrë e vështirë për futbollistin kuqezi, në një transfertë shumë të fortë.

Formacionet e mundshme te Juventus-Inter. Gazeta Si, 4 prill 2023

Asllani do të vendoset para mbrojtjes dhe në krah do të ketë Barelën dhe Mikhtarian. Kjo zgjedhje është e detyruar nga dëmtimi i Çalhanoglu, por edhe nga fakti që Interi duhet të përballojë ndeshje shumë të forta në pak ditë dhe duhet patjetër rotacion.

Mesfushori kuqezi ka kështu një shans të mirë për të treguar vlerat e tij dhe për të vërtetuar se Inzagi ka gabuar deri tani, duke e mbajtur vetëm në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë