Futboll

Interi luan sot çerekfinalen e Championsit në Portugali, Inzagi të ardhmen

Gazeta Si – Një skuadër e madhe duhet të tregojë karakterin e saj në momentet e vështira. Interi vjen pas një humbjeje në kampionat me Specian, por sot ndaj Portos ka një mundësi të mirë për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sigurisht, kërkohet një mbrëmje e madhe nga skuadra e Inzagit, që niset me favorin e fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Itali, Trajneri u ka kërkuar të tijve të heqin nga koka dhe këmbët skorjet paradoksale të ndeshjes së fundit në kampionat.

Nga ndeshja e parë, Inter-Porto, 1-0. Gazeta Si, 14 mars 2023

Në Europë Lautaro Martinez dhe të tjerët kanë treguar se mund të luajnë ndaj çdo kundërshtari. Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për skuadrën zikaltër, për prestigjin, për të ardhmen e trajnerit dhe lojtarëve , si dhe për të arkëtuar më shumë.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, më e rëndësishmja e vitit”, - ka thënë Inzagi, i cili për sot ka në dyshim mbrojtësin Shkriniar dhe sulmuesin Lukaku. Porto nuk mund të nënvlerësohet asnjëherë.

Pep Guardiola me Mançester Sitin e tij pret sot Lajpcigun. Ai barazim 1-1 në Gjermani ka bërë që ‘qytetarët’ ta vlerësojnë maksimalisht sfidën e sotme, sepse nuk mund të gabojnë kurrsesi. Siti është favorit absolut për kalimin në çerekfinale.

Liga e Kampionëve, 1/8-at
Sot, ora 21:00
Porto-Inter (0-1)
Mançester Siti-Lajpcig (1-1)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë