Futboll

Interi krijon iluzione, Mesi dhe Suarez përmbysin gjithçka

Lautaro Martinez krijoi iluzionin se Interi do të trondiste Barcelonën, duke shënuar vetëm pas 3 minutash lojë. Iluzion, sepse më pas katalanasit përmbysën gjithçka me uruguaianin Lusi Suarez, autori i një dygolëshi në pjesën e dytë. Dy gola, njëri më i bukur se tjetri, që e lënë Interin në kuotën e 1 pike, kurse Barcelona dhe Borusia Dormund kryesojnë me nga 4 pikë, pasi gjermanët fituan 0-2 në fushën e Sllavias së Pragës. Katalanasit patën shumë vështirësi në mbrojtje, megjithatë ia dolën të merrnin fitoren e parë në grup, ku klasi i Mesit dhe Suarezit zgjidhi gjithçka për ekipin e trajnerit Valverde.

Ndeshje dramatike ishte e ajo e luajtur në “Anfield”, ku Liverpuli, nga 3-0, u barazua në 3-3 nga Salcburgu, por më pas mendoi Mohamed Salah për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij me golin e 4-t. Fitore bindëse në transfertë kanë arritur Ajaksi, që mposhti Valencian 0-3, dhe Lioni që mundi Lajpcigun 0-2 më Gjermani. Çelsi ka fituar në fushën e Lilës, 1-2, me gola të shënua nga Abraham dhe Uilliam.

Ndeshjet e sotme në Champions
Genk-Napoli 0-0
Sllavia Pragë-B.Dortmund 0-2
Barcelona-Inter 2-1
Lilë-Çelsi 1-2
Liverpul-Salcburg 4-3
Lajpcig-Lion 0-2
Valencia-Ajaks 0-3
Zenit-Benfika 3-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë