Futboll

Interi godet në merkato me Kuadradon, vjen nga Juventusi me parametra zero

Gazeta Si – Vazhdon me të papritura njëra pas tjetrës merkatoja e kësaj vere për Interin. Pas çështjes ‘Lukaku’, që ka irrituar jo pak popullin interist, vjen edhe ‘përgjigja’ e klubit zikaltër me një ‘stërkëmbësh’ ndaj Juventusit.

Marota dhe Auzilio kanë mbyllur në mënyrë surprizë marrëveshjen me kolumbianin Huan Kuadrado. Lojtari në fjalë, pas 8 sezonesh me Juventusin, është larguar pak ditë më parë me parametra zero dhe tashmë do të zbarkojë në Milano.

Juan Kuadrado largohet nga Juventusi pas 8 sezonesh. Gazeta Si, 16 korrik 2023

Kolumbiani do të firmosë një kontratë njëvjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro. Për ditët e ardhshme janë parashikuar vizitat mjekësore dhe firma e prezantimi. Trajneri Simone Inzagi do të ketë një alternativë më shumë për sezonin e ri, një lojtar më shumë eksperiencë që mund ta ndihmojë në kampionat dhe Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë