Futboll

Inter rimerr kreun e Serie A, Leutaro ndëshkon dy herë Berishën

Inter rikthehet në krye të tabelës në Serie A, pasi fitoi në “San Siro” 2-1, përballë Spal. Një shans i shfrytëzuar nga zikaltërit e Antonio Kontes, pas bllofit të Juventusit, i cili kishte arritur të barazonte në mesditë përballë Sassuolos. Interi mbajti gjithçka në duart e veta gjatë gjithë ndeshjes dhe golashënuesi i dyfishtë ishte Lautaro Martines. Argjentinasi shënoi golin e parë në minutën 16, për të dyfishuar avantazhin e ekipit të tij në minutën e 41-të, duke mposhtur dy herë kështu portierin kuqezi Etrit Berisha.
SPAL zvogëloi epërsinë me golin e Valothi në minutën e 50, por kjo ishte gjithcka mundën të bëjnë në këtë ndeshje, falë edhe një inkursioni individual të mesfushorit.

https://twitter.com/i/status/1201177300802424832

Dhe, fitorja nuk kishte si të mos bënte më të lumtur trajnerin Antonio Conte. “Që nga dita e parë kemi punonuar që të kishim ndikim dhe të nervozonim ekipet e tjera. Rikthimi në krye të tabelës pas 14 javëve na bën krenar, pasi e dimë rrugëtimin që kemi pasur për të arritur këtu”, ka thënë Conte. “Në të njëjtën kohë kjo duhet të na japë entuziazëm pozitiv dhe të na shtyjë të bëjmë edhe më tepër, të kontrollojmë ndeshjen pa vuajtur në mënyrën siç e bëmë sot”, shtoi ai.
Inter tani është lider në Serie A me 37 pikë, një pikë më shumë se kampionët në fuqi, Juventus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë