Futboll

Inter marrëveshje me futbollistët për reduktimin e pagave

Në linjën e Juventusit, edhe lojtarët dhe stafi i Interit janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat e klubit pas ndalesës së kampionatit.

Burime brenda klubit pohojnë për prestigjiozen ANSA: “në sajë të bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, Contes dhe kapitenit Handanovic ka dalë që trajneri zikaltër, stafi teknik, të gjithë lojtarët e ekipit të parë janë të gatshëm që të shkurtojnë rrogën për pjesën e mbetur të sezonit. Modalitetet specifike dhe akordet individuale do të bëhen publike kur të dalë edhe njoftim zyrtar nëse do të nisë ose jo sezoni”.

Te skuadra italiane, Inter vlerësohet me 773 milionë, por nëse nuk nis sezoni, do të pësonte një zhvleftësim prej 35.7% (276 milionë). Në mesin e italianeve humbje kanë pësuar Lazio (-33%, nga 348 në 234 milion), Milan (-31%, nga 461 në 317 milion), Napoli (-30%, nga 608 në 427 milion), Juventus  (-28%, nga 783 në 561 milion), Roma (-27%, nga 540 në 393 milion) dhe Atalanta (-22%, nga 316 në 247 milion).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë